Homeplan - Rezidence Banimi

Prej mijëra vjetësh njerëzit ëndërrojnë për një shtëpi të tyren. Në momentin që ne projektuam HOMEPLAN, menduam mbi të gjitha për njerëzit, të cilët në të ardhmen do të jetojnë dhe banojnë atje.

Eksperienca e gjatë e KONTAKT dhe puna e mundimshme e bashkëpunëtorëve tanë, qëndron pas çdo detaji në apartamentet e ndërtuara në rezidencën e banimit HOMEPLAN

Cilësi dhe Siguri

Që prej 10 vjetësh, KONTAKT punon për njerëzit, që duan të kenë një shtëpi me cilësi dhe komoditet.

Eksperienca na ka mësuar që përmes angazhimit të specialistëve të kualifikuar në kombinim me teknologjitë dhe materialet moderne në ndërtim, të mund të realizojmë ambiente banimi cilësore dhe të rehatshme.

Blerja e shtëpisë është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e një njeriu. Gjatë aktivitetit tonë, duke folur me dhjetra familje për shtëpinë dhe ëndrrat e tyre kemi zbuluar që shtëpia nuk shërben vetëm si simbol për statusin social të tyre, por më shumë për plotësimin e rehatisë në jetën e tyre të përditshme.

Për këtë shkak ndërtojmë shtëpi të sigurta deri në detaj.


Respektojmë Natyren

Klienti ynë ka origjinë nga vende me një bukuri të pamatë natyrore. Këtë cilësi të tyre, inxhinierët tanë e kanë parësore, kur projektojnë shtëpitë e tyre.

Ndërtimi ynë respekton natyrën jashtë dhe rreth tij, por edhe brenda shtëpisë, përmes respektimit të normave urbane, por edhe të përdorimit të materialeve natyrore bazike në ndërtim, në bashkërendim me teknologjitë e reja të ndërtimit.


Fleksibilitet

Përmes projektimit dhe organizimit të saktë në të gjitha etapat e ndërtimit, ne shmangim gabimet, duke kursyer para dhe kohë. Motoja jonë është: Në të njëjtën kohë t’i bësh të gjitha të sakta. Kështu ju jeni të sigurtë nga surpriza të shtrenjta.

Klienti, për shkak të moshës dhe situatës sociale, ka kërkesa të ndryshme për plotësimin e ëndrrës së shtëpisë së tij. Në punën e arkitektëve tanë zhvillues janë marrë në konsideratë këto kërkesa të ndryshme.

Prandaj, ne ofrojmë shtëpi që përmbushin çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve tanë, me fleksibilitet të lartë.


Zgjidhje Ekonomike

Ne ndërtojmë shtëpi duke plotësuar shijet dhe nevojat e klientëve, por gjithmonë duke pasur në konsiderate një raport shumë të mirë çmim – cilësi.

Të investosh në shtëpi të ndërtuara nga Kontakt shpk, dihet tashmë që është një investim me leverdi në kohë, për shkak të cilësisë, fleksibilitetit dhe sigurisë që shtëpia të ofron.

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites